Sport

Tahir Lushtaku: E vlersojmë Gjilanin por pikët mbesin në Skënderaj

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Drenicës e pret Gjilanin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, në kuadër të javës së 4-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për BlicMedia, trajneri i skuadrës së Drenicës, Tahir Lushtaku.

Lushtaku e ka cilësuar skuadrën nga Gjilani si një ekip i super përforcuar.

‘Për ndeshjen kundër Gjilanit e dimë që do jetë e vështirë sepse është ekip super e përforcuar me futbollista të dëshmuar dhe me përvoj’, ka thënë fillimisht trajneri i Drenicës.

‘Ne kemi punuar gjatë kësaj pauze që ka qenë në kampionat dhe jemi optimist në fitoren ku dihet lujna si vendas dhe përkrahja nga ana e tifozëve tanë nuk do të mungojë dhe me një lojë kolektive dhe të diciplinuar ne do t’i gëzohemi tri pikëve’, ka deklaruar Tahir Lushtaku.

Drenica – Gjilani luhet sot me fillim nga ora 16:00. /Blicmedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv