Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashka ka ‘evidentuar’ shqiptarë, të cilët ai thotë se “po mërziten që s’po fiton prapë Radoiçiqi e Veselinoviqi me Listën Serbe” në veri.

Pasi Ismet Kryeziu nga rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” tha se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi i sotëm zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta dhe se këto zgjedhje skanë legjitimitet juridik e politik, Basha e vendosi atë në anën e Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe. Plot deklarime se këto zgjedhje nuk janë legjitime dhe nuk i plotësojnë kushtet pa marrë pjesë edhe argatët e Vuçiqit.Krejt shtetet ndërkombëtare janë deklaru që i pranojmë rezultatet, por këta ‘tonët’ nuk i pranojnë dhe nuk janë t’kënaqur, sikurse nuk është Vuçiqi me Radojçiçin!”, shkroi Basha në Facebook.

“Shyqyr po bien këso raste e po iu bien maskat! 🤮”, shtoi ai.

Kryeziu ka thënë sot se zgjedhjet e sotme janë më tepër “improvizim i procesit zgjedhor sesa një proces që garanton standardet e zgjedheve të drejta dhe të lira ku përfshihen komunitete”.

“Mendoj që nuk i plotëson standardet ky proces për t’u quajtur proces zgjedhor i ndershëm dhe për të garantuar standardet dhe idenë pse po mbahen zgjedhjet”, ka thënë ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet