Lajme

Veseli: Do ta zgjidhim çështjen e mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Kadri Veseli, ka qëndruar mbrëmë në Mitrovicë.

Ai në qytetin e tij është takuar me veteranët e zonës së Mitrovicës, shkruan lajmi.net.

Ai i ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen në luftën çlirimtare dhe për mbështetjen që po i japin në politikë, kundër korrupsionit.

Veseli tha se një nga pesë shtyllat e Planit të tij Kundër Korrupsionit është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë.

Ai tha se kjo është barrë edhe për buxhetin e shtetit dhe ato para që shkojnë në gjepin e veteranëve të rremë do të përdorëshin për mundësi të reja për rininë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndalesën e fundit mbrëmë e bëra me veteranë të zonës së Mitrovicës. I falënderova për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë në luftën çlirimtare dhe që po më japin tash në luftën kundër korrupsionit. Ne diskutuam edhe për Planin Kundër Korrupsionit, zbatimin e të cilit do ta nisi në 100 ditët e para si kryeministër.

Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit.

Shpërndajeni në faqet tuaja për të treguar respekt për veteranët e vërtetë!

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat