Sport

Të gjithë folën për Muriqin, tani është vetë prizrenasi që flet për të ardhmen e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vedat Muriqi me paraqitjet që bëri me fanellën e Kosovës ka zgjuar interesim të shumë klubeve evropiane

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në dy ndeshjet që Kosova i luajti në shtator, kundër Çekisë dhe Anglisë.

Pas ndeshjes me Anglinë, mediat shkruanin se ai u përcoll nga një numër i madh agjentësh të klubeve evropiane.

Atletico Madrid, Tottenham, Valencia, Milan e madje edhe skautët e Manchester Unitedit u befasuan me performacën e Muriqit ndaj Anglisë.

Por, është vetë prizrenasi që ka thënë se është i fokusuar vetëm te Fenerbahce, klub në të cilin u transferua në afatin e fundit kalimtar.

“Nëse jam duke bërë ndeshje të mira dhe duke shënuar gola, nuk është vetëm për meritën time. Suksesi nuk është vetëm i imi, por i të gjithë ekipit,” ka thënë Muriqi.

“Nuk kam oferta për t’u transferuar në ndonjë skuadër tjetër.

“Jam i fokusuar te Fenerbahce pasi synojmë të bëjmë një sezon të madh. Momentalisht po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Alanyas.

Ndryshë në ndeshjen që Fenerbahce do ta luajë kundër Alanyspor do të ketë agjentë të shumë klubeve të njohura që do ta përcjellin nga afër yllin e Kombëtares së Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv