Sport

Superliga e Kosovës: Sot luhen dy super përballje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Padyshim sot do të zhvillohet edhe një nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiro, ajo mes Dritës dhe Feronikelit.

Kampioni në fuqi udhëton në Gjilan për një përballje jo të lehtë, pasi ‘Intelektualët’ kanë dhënë shenjat e duhura në fillim se janë kandidat potencial për titullin kampion.

Pas tre ndeshjeve të para, Drita tubonë 6 pikë aq sa ka edhe ekipi nga Drenasi.

Ndërkohë, një sfidë e rëndësishme do të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet në Skenderaj.

Drenica pas tre xhirove është në kuotën e 4 pikë, kurse skuadra e udhëhequr nga Mezani ka 6 pikë.

Të dyja ndeshjet startojnë nga ora 16:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv