Sport

Feronikeli – Prishtina, ja cilën skuadër e favorizon Arsim Prepolli

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

IPKO Superliga e Kosovës vjen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së tretë për edicionin 2019/20.

Derbi i kësaj jave luhet në Drenas ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje pritet të jëtë e fortë dhe tejet interesante, ka thènë trajneri dhe analisti i njohur i futbollit Arsim Prepolli për BlicMedia.

“Èshtë një ndeshje ku takohen dy ekipe që pretendojnë për titull kampioni. Ndoshta herët pak me pa se cila ekip është më në formë se luhet vetëm gjiroja e tretë”, ka thënë fillimisht Prepolli.

“Besojm se do të jetë një lojë e fortë se janë perforcuar të dy ekipet me lojtar mjaft cilësor, ndoshta Prishtina është më e pushuar se e dim që nuk zhvilloj ndeshjen me Dugagjinin ndërsa Nikli vjen pas një humbje ndoshta të papritur ndaj Ballkanit”, ka deklaruar analisti i njohur.

Do të jetë lojë shumë interesante dhe e fortë që shikuesit sigurisht shkojnë me pa një lojë të mirë me shumë raste, të fiton më i miri sepse janë ekipet më të mira në vendin tonë vitet e fundit, ka thënë në fund Arsim Prepolli.

Të shtunën me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli pret Prishtinën. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv