Sport

Deklarata e Ismet Munishit pas humbjes nga Gjilani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e tij e pësoi humbjen e parë në këtë edicion përballë SC Gjilanit në udhëtim, teksa Ismet Munishi po beson se kjo disfatë erdhi si pasojë e kualitetit që kanë ‘kuqebardhët’ në radhët e tyre.

“Kundërshtari na dënoi nga një gjysmë rast, derisa u mbrojt mirë dhe nuk na la asnjë hapsirë, pavarësisht përpjekjeve tona”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.

“Gjilani ka kundërshtarë shumë cilësorë, realizoi një gol në bazë të mjeshtërisë së tyre, pasi që në ekipin e tyre ka futbollistë tejet cilësorë”.

Më tej tekniku i ‘portokallinjëve’ foli edhe për arsyen e përjashtimit nga loja.

“Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njejtë sikurse për ekipin vendas, po ashtu edhe për ekipin mysafir, prandaj edhe protestova dhe u përjashtova nga loja”, përfundoi Munishi.

Ballkani mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me tetë pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv