Lajme

Haradinaj pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për zgjedhjet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Siç njofton kumtesa, kryeministri në detyrë, Haradinaj, dhe ambasadori amerikan Kosnett, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin sipas kryeministrit në detyrë Haradinaj, Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Po ashtu, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat