Lajme

Vjosa ia “gjuajti topin” VV-së për takimin e radhës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që nga e hëna s’kanë zhvilluar takime për finalizimin e marrëveshjes së koalicionit, konkretisht ndarjes së posteve.

Sherri për mos-takim ishin deklarata televizive të numrit dy të LVV-së, Glauk Konjufcës, i cili u shpreh kategorik kundër që presidenti të jetë politik.

Ndërkaq, sot, lideri i LDK-së Isa Mustafa ka mbajtur një takim me nënkryetarët e kësaj partie.

Pas kësaj mbledhje, nënkryetarja si dhe kandidatja për kryeministre nga ky subjekt ka thënë se presin nga VV ta thërrasin mbledhjen e ardhshme, pasi që sipas saj ajo është partia fituese.

“Takimin duhet thirrur nga Vetëvendosja si fituese e zgjedhjeve. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë.”, ka thënë Osmani.

Kurse lidhur me këtë, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes të kontaktua nga Indeksonline thonë se nuk është e rëndësishme se kush e thërret mbledhjen, rëndësi ka të dakordohen.

“Unë mendoj që së pari nuk është me rëndësi së kush ea thërret takimin e radhës , ajo çfarë është me rëndësi dhe çfarë presin qytetarët e Kosovës është që këto dy subjekte të takohen dhe ta finalizojnë marrëveshjen meqenëse jemi dakorduar sa i përket çështjeve programore që besoj që janë çështje ma të rëndësishme” ka thënë deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku për Indeksonline.

Më tej, ajo tha se nga ana e dy subjekteve politike ka vullnet të mirë për bashkëpunim.

“Ajo çfarë mund të them nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ka shumë vullnet të mirë , dhe po shihet që ka vullnet të mirë të dyanshëm dhe besoj që takimi nuk do të jetë problem .

Mund të ketë ftesë qoftë nga ana e VV ose LDK-së, kjo nuk paraqet problem sepse unë siç po e shoh ende ka vullnet të mirë nga dy palët që ky takim të zhvillohet dhe kjo në këtë drejtim nuk do të ketë kërkesa sa I përket takimit”, tha Kollçaku. /IO/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat