Sport

Dihet ora e fillimit të meçit për Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dy boksierët më të mirë, Joshua dhe Andy Ruiz Jr, do të ngjiten në ring, për t’u ndeshur për titullin e botës në boks për peshat e rënda.

Dy boksierët e njohur kanë kryer të gjitha matjet dhe më 7 dhjetor pritet të jenë në ring për ndeshjen që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Ky meç, sipas kohës tonë lokale do të zhvillohet nga ora 21:30.
Platforma Kujtesa ka siguruar të drejtat televizive për shfaqjen e këtij spektakli.

Në meçin e parë të zhvilluar në qershor, Ruiz kishte befasuar të gjithë, duke rrahur Joshuan, duke i marrë edhe titujt e botës në peshat e rënda.

Joshua në meçin e së shtunës është i vendosur të fitojë rripat e tij përsëri dhe është gati për një luftë të tretë me Ruiz Jr vitin e ardhshëm.

Sipas mediave britanike, Joshua do të arkëtojë nga kjo sfidë 85 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës në fuqi do të arkëtojë 13 milionë dollarë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv