
Këngëtarja e njohur shqiptare, Tayna ka treguar fjalët e saj me yllin e Real Madridit, Vinicius JR, i cili i linte komente ngacmuese dhe postonte këngët e reperes në ‘insta story’, në profilin e tij, ku ka mbi 8.6 milionë ndjekës, shkruan Gazeta Metro.
E ftuar në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, Tayna në një ‘përballje’ para moderatores, u shpreh e gatshme të përgjigjej në mënyrë që të mos provonte ushqimet e ‘shpifura’ të sfidës ‘Ndaje ose haje’.
Për këtë marrëdhënie me ngacmime ndaj njëri-tjetrit, Taynës iu desh t’i tregonte mesazhet me Vinicius në Instagram.
‘Tayna: Foto të bukura!
Vinicius: Të pëlqejnë?
🥳❤
Tayna: Po!
Vinicius: 🔥❤’ …