Lajme

Lajmi i keq për kosovarët – nga shkurti ngritet çmimi i vizave Schengen

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-
Që nga 2 shkurti i këtij viti të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë Schengen do të jenë të detyruar që të paguajnë taksë 33.3% më shumë. Kjo i bie që aplikuesit për vizë do të duhet të paguajnë 80 euro, dhe jo 60 sa është aktualisht.

Përveç çmimit, do të ndryshojë edhe një prej rregullave të aplikimit. Ata të cilët do të dëshirojnë të vizitojnë ndonjë prej vendeve të Zonës Schengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, pasi që aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët.

Ky ndryshim i Rregullores për Viza është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen.

Një rregullore të tillë disa prej shteteve të BE’së kanë konfirmuar se do të fillojnë ta implementojnë në periudhën e njëjtë.

Për SchengenVisaInfo.com një gjë të tillë e kanë pohuar nga Lituania, Gjermania, Danimarka, Finlanda e Belgjika, shkruan Express.

Përveç këtyre, sipas kësaj rregullore të re që do të implementohet nga shkurti i këtij viti, shtetet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesim të vizave në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos të detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.

Në kodin e ri gjithashtu thuhet se taksa për vizë do të diskutohet çdo tre vjet, nëse çmimi do të mbetet i njëjtë apo do të ndryshohet.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat