
Mëngjesin e së martës ka ndodhur një vrasje e rëndë në Shqipëri.
Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal “Media Plus”, i cili operon në rrethin e Lezhës, mësohet të jetë viktima, shkruan gazeta inFokus.
Burimet e mediave shqiptare thonë që 47-vjeçari ishte qëlluar me snajper sapo ka dalë nga lokali i tij në Rrëshen.
Ndërsa, policia ka ngritur postblloqe në hyrjet e daljet e qytetit dhe Rrugën e Kombit, shkruan gazeta inFokus.
Viktimës, vite më parë i ishte vrarë edhe një vëlla, derisa ngjarja kishte ndodhur në rrethana të paqarta ku ende nuk janë identifikuar autorët.