Superliga do të zhvillohet edhe këtë mesjavë ku na presin ndeshje secila më mirë se tjerat.
Spikat takimi në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Feronikelit, ku takohen skuadrat që vitin e shkuar e kishin fjalën kryesore.
Në anën tjetër, lideri Ballkani e pret Llapin në një ndeshje ku takohen dy skuadrat që e duan lojën sulmuese.
Drita e pret Dukagjinin, ndërsa Gjilani i shkon Vushtrrisë. Ferizaj e pret Flamurtarin, ndërsa Drenica luan me Trepçën ’89.