Sport

Superliga e Kosovës: Rivalët rajonal takohen në derbin e kësaj jave

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas pauzës për shkak ndeshjeve të përfaqësueseve, nesër vazhdon kampionati me javën e 4-të.

Prishtina e pret Llapin. Dy skuadra këto, që edicionin e fundit rivalizuan për titull deri në javën e 31-të kur kryeqytetasit kishin mposhtur rivalët 1-0.

Prishtina duelin në derbin rajonal e pret me kryetrajnerin e ri Bylbyl Sokoli i cili do të debutoj në postin e sapoemëruar.

Java IV

Prishtina – Llapi

E premte, 12 shtator – ora: 19.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Erduan Baliqi (Mt), Gzim Mehmeti (Ob) – Vigan Ibërdemaj (Pe)

Çmimi i biletave:
Tribuna Lindore dhe Veriore (për tifozët e Llapit) 3 euro
Tribuna Perëndimore 5 euro.
Tribuna VIP 15 euro.

B. Sokoli: Shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit

“Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke e sanuar lëndimin dhe mungon në ndeshje”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli, njoftim nga kluni i Prishtinës. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv