Sport

Kjo femër e “bëri” për spital futbollistin e Chelseat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Futbollisti anglez, Danny Drinkwater do t’i mungojë për disa javë ekipit të tij, Burnley sepse gjatë një sherri në një lokal nate u rrah keq nga disa persona, duke marrë lëndime të mëdha në fytyrë.

Mesfushori, i cili është i huazuar te Burnley nga Chelsea, javën e shkuar ishte në një lokal nate, ku kishte ngacmuar dhe bezdisur një femër dhe për këtë gjë rojet e sigurisë e kishin larguar jashtë, aty ku disa persona e kanë rrahur futbollistin.

Për shkak të lëndimeve ai nuk do jetë në gjendje të luajë, edhe pse klubi i Chelseas dhe ai ku është në huazim, Burnley, nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj tij.

Chelsea e kishte blerë 29-vjeçarin për rreth 38 milionë euro para dy vitesh nga Leicester dhe tani e ka lënë në huazim, pasi dështoi që të tregojë veten në klubin londinez.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv