Sport

PSG zhbllokon transferimin e Neymar te Barça, por me kushte…

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Neymar dëshiron të shkojë te Barcelona, çka përbën përparësi absolute për të, ndërsa Juventusi dhe Real Madridi po vigjëlojnë për sulmuesin e PSG.

Sidoqoftë, largimi i Coutinho te Bayern Munich dhe dëmtimi i Dembélé e bëjnë të pamundur shkëmbimin e lojtarëve të propozuar nga klubi katalanas. Bartomeut i ka mbetur vetëm një alternativë: huazimi, me opsionin e blerjes.

Dhe klubi francez, megjithëse do të preferonte një “injeksion” ekonomik këtë sezon, nuk e përjashton arritjen e një marrëveshje në atë mënyrë. 

“Ne jemi të hapur. Qëllimi nuk është të arrijmë një marrëveshje, por të plotësojmë kushtet e kërkuara financiare, – janë fjalët e një burimi të klubit të kryeqytetit francez për “L’Equipe”, pasi RAC 1 foli për një ofertë zyrtare nga Barça. – Ne u takuam, por shuma e kërkuar nuk u plotësua. Huazim me të drejtën e blerjes është një formulë që nuk përjashtohet plotësisht në Paris, por do të bëhej në kushte të caktuara”.

Ndërkohë, “L’Equipe” thotë se Real Madridi vazhdon të përpiqet ta bindë PSG me futbollistët e përfshirë në operacion, plus një shumë monetare, propozime që janë hedhur poshtë. Juventusi, i cili është i gatshëm të ndahet me Dybala, është i vetëdijshëm se ofron lojtarin që bind më së shumti kampionët e Ligue 1, por nuk dinë nëse do të pëlqehej si destinacion nga Neymar. Në çdo rast,

Tuchel nuk do të dëshironte ta linte Neymar të shkonte pa gjetur një zëvendësues potencial. Te PSG po konsiderojnë çdo hipotezë, qoftë transferimi te Barça, shkëmbimi i lojtarëve dhe shumë para nga Real Madridi apo Juventusi, si edhe qëndrimin e futbollisti brazilian për një sezon tjetër.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv