
Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën mbrëma në Leposaviq, gjatë një turniri tradicional në futboll të vogël, me ç’rast disa persona kanë rrahur kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, si edhe bashkëpunëtorin e tij, Stevo Petronijeviq.
Burimet bëjnë të ditur se Todiq dhe Petronijeviq janë rrahur nga Andrija Antonijeviq me shokë, derisa po qëndronin në publik, duke shikuar lojën.
Ngjarja ka ndodhur në prezencën e pjesëtarëve të policisë, askush nga policët nuk ka reaguar për të parandaluar përleshjen që ka zgjatur më shumë se pesë minuta, madje as nuk është evidentuar incidenti në raportin 24- orësh policor.
Përkunder tentimeve te KosovaPress për të kontaktuar me ndonjerën nga palët z. Todiq apo përgjegjësit në policinë për rajonin e veriut nuk janë përgjigjur asnjëra.