Sport

Politikani kosovar i del në ndihmë skuadrës që po befason me rezultate, 1000 euro për çdo fitore

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pasi që e ndihmoi KF Dukagjinin në Superligë dhe dha shpërblime për lojtarët e Onixit, Gani Dreshaj i ka dalë në ndihmë edhe KF Istogut.

Deputeti në legjislaturën në largim ishte prezent në fitoren i skuadrës nga vendlindja e tij kundër Ramiz Sadikut.

Dreshaj i ka premtuar skuadrës se do ta shpërblej me 1000 euro skuadrën sa herë që fiton.

Ky është njoftimi i tij:

Prania ime në stadium po del të jetë “me hajr”.

Sot ndjeka nga afër KF Istogun në fitoren e radhës ndaj Ramiz Sadikut.

Si zakonisht, golashënuesit e gëzuan një shpërblim motivues.

Fakti që skuadra e qytetit tonë është lidere në Ligën e Parë, atëherë në çdo fitore të radhës në sezonin vjeshtor, skuadrën do ta shpërblejë me nga 1000 euro.

Një shpërblim special do të jetë në rast se skuadra arrin barazim në ndeshjen e radhës si mysafir ndaj 2 Korrikut.

Pata kënaqësinë që pas fitores të ndajmë momente bisedash me lojtarët dhe trajnerin fantastik, Valdet Shoshi.

Unë, Gani Dreshaj, premtoj gjithmonë që do të jem pranë sportit dhe sportistëve tanë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv