Sport

LAJM I FUNDIT: Xhengis Rexhepi tregon nëse do të mbetet ende te Dukagjini?!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Humbja ndaj Ferizajt në shtëpi e ka lëkundur stolin e Xhengis Rexhepit te Dukagjini, i cili pas ndeshjes deklaroi se mund të ndryshojnë gjërat në ekipin nga Klina, shkruan Gazetasheshi.com.

“Ende nuk e di se çfarë do të ndodh. Nuk dua të flas shumë, pasi që e kam kokën e nxehur, por do të bisedojmë me drejtuesit e klubit për të parë se çfarë do të vendosim. E ardhmja ime nuk është problem, por ajo e klubit. Klubet shpeshherë kanë nevojë për ndryshime, por njëherë nuk dua të flas për këto ndryshime”, deklaroi Rexhepi.

Ekipi i Dukagjinit mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare në Superligë me vetëm një pikë.

Njëherit është ekipi i vetëm që ende nuk ka realizuar gol.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv