Sport

Fitim Rexha: Prishtina po bëhet me dy fusha të reja sportive

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha ka dhënë një lajm të madh për sportin e kryeqytetit.

Ai ka njoftuar që këto ditë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e dy fushave të reja sportive, ku njëra prej tyre do të jetë e tenisit.

Ky është njoftimi i tij:

Kam kënaqësinë të ju informoj se këto ditë u nënshkrua kontrata për ndërtimin e dy fushave sportive, njëra prej këtyre fushave do të jetë Fushë Tenisi.
Lokacionet e këtyre dy fushave do të jenë Arbëri dhe Lagja e Spitalit afër ndërtesës së MTI-së.
Gjithashtu ju njoftojmë se Viti 2020 do të jetë viti i Sportit në Komunën e Prishtinës.
Ndërtimi i fushave Sportive do të vazhdojë.
Do fillojmë me procedurat për ndërtimin e Palestrës Sportive për Sportet me dorë dhe për ato marciale.
Palestër me kapacitet të 3500 shikuesve

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv