
Ajo është një prej atyre artisteve e cila siguron gjithnjë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Fjala është për këngëtaren Enca Haxhia, e cila admirohet për linjat trupore, gjë që bëri të jetë në fokus të shtypit rozë edhe këtë herë, shkruan portali arbresh.info Ajo do të jetë e ftuara e Luana Vjollcës në emisionin “Shiko kush luan”, dhe nuk ka munguar me disa foto pak para emisionit. Ajo shihet se ka të veshur një fustan të zi ku e ka theksuar gjoksin e saj seksi.