Sport

Arsim Prepolli flet për super përballjen, Prishtina – Gjilani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kjo fundjavë do t’i sjellë disa ndeshje tejet joshëse në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, gjë e cila edhe bën të karakterizohet si njëra nga javët më interesante në këtë start të kampionatit.

Pa dyshim e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku të dielën, nga ora 20:00, do të ndeshen Prishtina e Gjilani, dy rivalë këta bukur të mëdhenjë.

Para kësaj sfide në një prononcim për BlicMedia ka folur trajneri dhe analisti i njohur i futbollit, Arsim Prepolli.

“Shpresojm të jetë një lojë e mirë se behët fjalë për dy ekipe shumë cilësore me shumë investime me shumë përforcime“, ka thënë fillimisht Prepolli.

“Gjilani ka bërë shumë përforcime dhe po tregon lojra të mira ndërsa Prishtina njejt me shumë përforcime cilësore por ende nuk e ka formën cilën po e presim, tani edhe pas dorëhqjes së Bylbyl Sokolit shihet qartë që diqka nuk po funksionon në radhët e Prishtinës“, ka deklaruar analisti i njohur.

Në fund Prepolli ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat.

“Ka me qenë lojë e vështir për të dyja palët por jam i bindur që shikuesit do të shohin një ndeshje të mirë“, ka përfunduar trajneri Arsim Prepolli.

Prishtina – Gjilani luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri“ me fillim nga ora 20:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv