
Trepça ’89 e ka nisur ‘misionin’ e saj për t’u përforcuar me lojtarë të rinj për stinorin pranveror të Superligës.
Mitrovicasit kanë sjellur në radhët e veta disa lojtarë, të cilët fillimisht do të testohen nga shtabi teknik me në krye Shpëtim Idrizin.
Gazeta “Olle” ka raportuar sot gjatë ditës se në Mitrovicë kanë zbarkuar një brazilian, një shqiptar që ka luajtur në Feynoord të Holandës, si dhe një portier nga Shqipëria.
Lajmin për arritjen e tyre e ka konfirmuar kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, por pa dashur të zbulojë emrat e tyre, pasi marrëveshja me ta mungon ende.
“Katër lojtarë janë në Mitrovicë, por deri të shtunën nuk dihet a do t’i ndalim, pasi të shtunën e kemi një ndeshje miqësore”, tha Zeka për Gazeta Olle.