
Nuk janë vetëm termocentralet apo qymyri që po ndezët nëpër shtëpi, që po ndotin ajrin. Një ndotje janë duke e bërë edhe veturat e vjetra, transmeton Gazeta Metro.
Kosova që disa vite ka probleme ma ajrin e ndotur, e që po shkakton edhe qindra vdekje të parakohshme.
Prishtina, Prizreni, Gjakova, Peja dhe Obiliqi janë disa nga qytetet që kanë ajrin më të ndotur dhe shumë të pashëndetshëm.
Institucionet viteve të kaluara patën marrë masa rreth ndotjes së ajrit, ku kanë cekur që termocentralet dhe përdorimi i qymyrit janë arsyet kryesore që po bëhet ndotja e madhe e ajrit.
Mirëpo një video e xhiruar sot në rajonin e Prizrenit, e dëshmon se edhe veturat janë një prej ndotësve kryesorë të ajrit në vend.
Vetura Volkswagen Passat, shihet duke liruar tym të madh dhe të zi.
Derisa fillon që të ecë, kjo veturë e mbush ajrin me plot tym dhe i cili është shumë i pashëndetshëm. /gazetametro.net