Sport

Tre futbollistë të Arsenalit e vizituan në shtëpi Xhakën pas ndeshjes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u largua nga “Emirates Stadium” nën fërshëllimet e tifozëve të Arsenalit, gjatë ndeshjes me Crystal Palace e cila përfundoi baras me rezultat 2:2.

Xhaka pasi u largua nga fusha besohet se nuk ka qëndruar fare në zhveshtore deri në përfundim të ndeshjes, shkruan The Athletic.

Mediumi i ri anglez The Athletic po ashtu raporton se Xhaka pas ndeshjes është vizituar nga tre futbollistë të skuadrës së parë të Arsenalit.

Madje, gjatë ndeshjes mesfushori uruguaian, Lucas Torreira ishte përlotur duke parë se çfarë ishte duke i ndodhur kapitenit të tij.

Xhaka edhe pse bëri një asist për golin e parë, nuk ka mjaftuar për tifozët e pranishëm në stadium.Veprimi i Xhakës është bërë temë kryesore e shtypit anglez dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv