Sport

Dukagjini arrinë marrëveshje me trajnerin e ri

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dukagjini nga Klina nuk ka humbur shumë kohë për ta gjetur pasuesin e Xhengis Rexhepit, trajnerit i cili dha dorëheqje nga posti i shefit të shtabit teknik te “Hithat”.

“Gazeta Metro” ka raportuar gjatë ditës së tashmë klubi nga Klina ka arritur marrëveshje me trajnerin Severin Elezaj.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga ana e klubit, mirëpo besohet se Elezaj tashmë është pajtuar që ta drejtojë ekipin për pjesën e mbetur të kampionatit.

Por, kush është Severin Elezaj për ata të cilët nuk e njohin?!

Severin Elezaj është i njohur për futbollin në Kosovë dhe veçanarisht për klinasit. Ai kishte drejtuar vite më parë Dukagjinin në Ligën e Parë dhe dy herë kishte arritur që të dergojë skuadrën deri në ndeshjen e barazhit.

Ndryshe, Dukagjini ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me 7 pikë pas 12 ndeshjeve, me bilanc prej dy fitoreve, një barazim dhe nëntë humbje dhe objektivi i vetëm mbetet qëndrimi në Superligë edhe për sezonin tjetër.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv