Sport

Shokuese: Messi në negociata me një klub tjetër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Duket e pabesueshme, madje edhe për skeptikët më të mëdhenj, por mund të ketë ardhur koha që ta shohim fundin e Messit tek Barcelona.

David Beckham është duke provuar çdo mundësi për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit dhe ta sjellë atë në klubin e tij Inter Miami, raporton The Sun.

Raportohet se ai ka dërguar Paul McDonough në Londër për të mbajtur bisedime me babin e Messit, Jorge i cili është këshillues i yllit të Barcelonës.

Lajmet se Leo Messi do të mund të largohet nga Barcelona pa asnjë cent gjatë verës së ardhshme, kanë shokuar botën e futbollit.

‘Messi kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2021. Kishte pajtueshmëri që pas përfundimit të këtij sezoni, ai mund të jetë i lirë të largohet pa asnjë cent’, ka thënë presidenti i Barcelonës për Barça TV.

Nëse Messi do të dëshironte një sfidë të re, askush nuk do të qëndronte në rrugë nëse ai do të dëshironte të largohej, por tifozët nuk do ta prisnin aspak mirë faktin se ai po nënshkruan për rivalin e përbetuar të Barcelonës (një ekip që menaxhohet nga një ish-galaktik i Real Madridit).

Në anën tjetër, Miami është shumë më afër shtëpisë së tij sesa Spanjës

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv