Sport

Gola, asistime dhe “Red Bull” për bashkëlojtarët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gerhard Progni është njeriu i momentit te SC Gjilani.

Futbollisti i lindur në Tropojë po përfaqëson më së miri vlerat e vendit të tij duke shfaqur altruizëm të jashtëzakonshëm për bashkëlojtarët me fanellën e “kuqebardhëve”.

Progni ishte autor i golit të parë për Gjilanin në fitoren e realizuar në udhëtim te Drenica (0-2).Njëherit ky ishte goli i dytë këtë edicion me fanellën e ‘kuqebardhëve’ që kur u transferua nga Teuta e Durrësit këtë edicion.

Progni gjithashtu numëron dy asistime për bashkëlojtarët e tij, duke qenë njëherit njëri ndër asistuesit më të mirë të kampionatit.

Festimi i Gerhard Progit me bashkëlojtarin e tij Bedri Greca gjatë golit të realizuar në duel me FC DrenicënPor, altruizmi i Prognit nuk ndodhet vetëm brenda fushës së lojës.

32 vjeçari është tejet dorëlirë për bashkëlojtarët edhe jashtë tapetit jeshil.

Ai deri më tani ka qerasur bashkëlojtarët e tij me “Red Bull” për çdo gol dhe çdo asist të realizuar.Përveç tjerash Progni njihet si një motivues i madh për bashkëlojtarët e tij në dhomat e zhveshjes, teksa po shihet tashmë si një “bast” i fituar nga Mezani me sjelljen e tij te SC Gjilani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv