Sport

Shaqirin po e ‘masakrojnë’ në Zvicër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Xherdan Shaqiri nuk është më i paprekshëm në ekipin kombëtar të Zvicrës, kjo për shkak që gjilanasi zgjodhi të stërvitet me Liverpoolin e jo ta ndihmojë shtetin së fundmi.

Krejt kjo ka shpërndarë një energji negative tek tifozët zviceranë të cilët janë irrituar me faktin se ai zgjodhi të qëndrojë në Liverpool dhe jo t’i ndihmojë Kombëtares, shkruan Reporteri.net

Analistët zviceranë po e quajnë ‘një shaka e keqe’ refuzimin e Shaqirit për mos t’u paraqitur me ekipin Kombëtar, por të përqendrohet tek klubi ku ai luan, në Liverpool.

Sipas tyre, nëse do të kishte ndonjë mundësi për të luajtur tek Liverpooli do të ishte gjithçka në rregull, por duke parë që ai vetëm po e ngrohë bankën rezervë, për Shaqirin më shumë do t’i ndihmonte një paraqitje me ekipin kombëtar sesa të plakej në stol.

Ata madje shkojnë aq larg saqë vënë në pah disa pyetje qesharake: A është Shaqiri i pazëvendësueshëm? Sa ndeshje ia ka fituar ai Zvicrës? A është ai Messi, Ronaldo apo Hazard? Të gjitha këto pyetje, sipas tyre kanë vetëm një përgjigje, JO.

Pastaj, krejt në fund vënë pyetjen se: Mbi të gjitha, a ka nevojë Zvicra për Shaqirin?!

Pra, dikur i ashtuquajturi nga tifozët zviceranë si ‘Messi Alpin’, krejt papritmas më nuk është i nevojshëm për Kombëtaren.

Kujtojmë që, Xherdan Shaqiri nuk po kalon aspak momente të mira me klubin e Liverpoolit, pasi nuk po gjen hapësira në formacionin startues, por edhe si rezervist tani ka kaluar i dyti në renditje pas Divock Origit

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv