Lajme

Sa i kushton sprei KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar tashmë edhe përgatitjet teknike për zgjedhjet e jashtzakonshme të 6 tetorit.

Me qëllim të parandalimit të votimit më shumë se një herë në zgjedhje KQZ-ja është furnizuar me sprei UV , i cili ka kushtuar 48 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik.

Edhe këtë herë, operatori “Albus” ka fituar tenderin për këtë kontratë.

Për këtë tender KQZ-ja ka përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, pa konkurrencë.

Sprei UV përdoret për spërkatjen e gishtit me rastin e votimit, në mënyrë që të parandalohet votimi i dyfishtë nga ana e votuesit.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, sprei kishte kushtuar 44 mijë euro, shkruan inFokus.

Pra për të njëjtin tender, KQZ-ja ka shpenzuar rreth 4 mijë euro më shumë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat