Sport

Rexhepi: Rezultati 4-0 nuk është real, ja çfarë ndikoi në këtë disfatë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Xhengis Rexhepi dhe ekipi tij Dukagjini nga Klina u mposhtën bindshëm në shtëpi nga Drita (0-4), raporton Gazetasheshi.com.

Por, tekniku tetovar nuk beson në rezultatin final të ndeshjes, pasi që sipas tij ndeshja nuk ka qenë e dominuar nga Drita sa për të prodhuar këtë rezultat.

“Loja e shfaqur në fushë nuk e tregon rezultatin real. Nuk kemi luajtur për këtë rezultatat. I kemi pranuar tre gola me gabime amatorkese. E kemi patur të vështirë të riktheheshim pas atyre golave të pranuar, megjithëse kemi treguar lojë të mirë. Në momentet më kruciale kemi pësuar gola, teksa po them edhe njëherë tjetër që Dritës nuk iu kemi friguar, kemi luajtur mirë me topin, por dështuam në finalizim”, deklaroi Rexhepi pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”

Më tej kryetrajneri i Dukagjinit foli edhe për mos zhvillimin e ndeshjes ndaj Prishtinës në kuadër të javës së dytë, teksa e konsideron si shkaktar shumë të rëndësishëm për humbjen e këtij takimi.

“Ka ndikuar shumë edhe mos zhvillimi i ndeshjes ndaj Prishtinës. Kemi pritur 14 ditë për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Dritës dhe kjo nuk është aspak serioze, pasi që kemi punuar 50 ditë për këtë kampionat dhe duhet të presësh pa arsye”, mbylli ndër të tjerash Rexhepi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv