Lajme

Konjufca: Po të bëheshim me LDK’në, fitorja do të ishte dërrmuese

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur pas refuzimit të ofertës së partisë së tij nga LDK’ja.

Pas shkëmbimit të letrave mes kreut të VV’së, Albin Kurti dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa, Konjufca ka thënë se këto dy subjekte kishin mundësinë për të shkuar drejt një koalicioni që do të shënonte fitore të thjeshtë, po të mos refuzonte LDK’ja,

“Po të ndodhte koalicioni, askush më nuk do të kishte llogari as të mendonte diçka tjetër. Fitorja do të dihej dhe do të ishtë dërrmuese”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se pasi LDK’ja dhe kandidatja e tyre për kryeministre, Vjosa Osmani refuzuan ofertën e VV’së, tregon se ajo nuk ka siguri të mjaftueshme.

“Nëse e ki numrin 1 edhe nuk e ke sigurinë që do të bëhësh kryeministre, atëherë nuk e di cfarë kandidati je”, u shpreh ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV’së.

Konjufca tha se duke i ofruar LDK’së që të shkojnë me një listë të përbashkët dhe pa kandidat për kryeministër, VV’ja ka bërë kompromisin më të madh, ndërsa LDK prapë refuzoi.

“Albin Kurti ka shkuar sot edhe kundër vullnetit të VV’së, duke ia bërë ofertën LDK’sëe, duke bërë kompromisin më të madh. LDK’ja me përplot gabime prej qeverisjeve të kaluara. Është e natyrshme që LDK’së do t’i binte barra e kompromiseve. Përkundër gjitha këtyre, VV doli nga vetja dhe ia bëri ofertën, të cilën LDK e refuzoi shumë shpejt”, tha Konjufca.

“Ata nuk po e pranojnë kandidatin tonë që ka shumë më shumë vota se Vjosa Osmani”, ka thënë nënkryetari i VV’së.

Ndryshe, përmes një letre publike, Kurti i ka ofruar Osmanit që të jetë numër një në listën e përbashkët zgjedhore dhe ai që merr më shumë vota në zgjedhje, të bëhet kryeministër.

Këtë e refuzoi LDK’ja, duke thënë se duke bërë garë të brendshme, Kurti e Osmani nuk do ta luftonin PAN’in, por njëri-tjetrin. /Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat