Sport

Pas fitores ndaj Prishtinës, Agim Sopi e ka një mesazh për FC Dritën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Agim Sopi ia ka bërë sefte me Feronikelin në Superligën e Kosovës duke e regjistruar fitoren e parë.

Kampionët në fuqi triumfuan në kryeqytet ndaj FC Prishtinës, ndërkohë tekniku shkupjan ka mbetur mjaft i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij.

“Jam i kënaqur me lojën që treguan futbollistët, janë lojtarë me zemër të madhe edhe pse nuk kisha kohë shumë me skuadër, që t’i njoh edhe më mirë, por jam i kënaqur mjaft shumë me këtë fitore”.

“Unë bisedova me lojtarë që vullneti për fitore të jetë më i madh sesa frika për të humbur. Dallimi nga ndeshja ndaj Ballkanit ka qenë gabimet tona që i kemi bërë jemi munduar sot mos t’i bëjmë dhe këtë e arritëm”, deklaroi Sopi për “Super Sport Kosova”.

Më pas tekniku i ri i Feronikelit foli edhe për duelin e radhës që skuadra e tij e zhvillon ndaj Dritës në fundjavë.

“Kemi shumë pak kohë për ndeshjen e radhës, ndeshja ndaj Dritës duhet të analizuar dhe më pas të paraqitemi edhe ndaj tyre në këtë mënyrë”, përfundoi Sopi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv