Sport

Muriqi, Muriqi, dhe vetëm Muriqi – Emri i yllit kosovar më i përmenduri në tregun e transferimeve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Si duket Vedat Muriqi do t’ia sheh hajrin ndeshjeve që zhvilloi në shtator me Kombëtaren e Kosovës pasi për të po flitet se ka interesim nga shumë klube të mëdha evropiane

Skautë të klubeve të ndryshme ishin prezent në ndeshjen Angli-Kosovë 5-3 dhe të gjithë u mahnitën me performancën e Muriqit, shkruan Reporteri.net

Fillimisht u raportua për interesim të Tottenhamit dhe Atletico Madridit, ndërsa tani flitet se edhe skautët e Manchester Unitedit e kanë parë nga afër paraqitjen e tij me Anglinë dhe kanë dhënë fjalë të mira për prizrenasin.

Është mediumi turk ‘Fanatik’ që thotë se Muriqi u përcoll nga afër nga skautët e Manchester Unitedit, të cilët do ta përcjellin përsëri në fundjavë në ndeshjen që Fenerbahce do ta luajë kundër Alanyaspor.

Ndërsa, klubi që ka në pronësi 25 vjeçarin, Fenerbahce, ia ka caktuar çmimin prej 50 milionë euroo sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv