Sport

Munishi: Dikur e kisha Rashicën, tash e kam këtë super lojtarë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi pas fitores me Prishtinën dhe marrjes së pozitës së parë në tabelë, në deklaratën e tij foli për qasjen ndaj Prishtinës dhe fitores së sotme.

“Ne Prishtinës nuk i kemi dhënë respekt të tepërt, por Prishtina duhet neve të na motivojë që ne të paraqitemi sa më mirë. Është fitore shumë e rëndësishme për ecurinë tonë sepse kemi pasur një ekip që dikur ka qenë pak më inferior dhe lojtarët është dashur edhe ti mësojmë të respektojnë fanellën dhe të ndërrojnë qasjen, meqë tash po synojmë plasman të lartë” deklaroi Munishi pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

I pyetur për Blend Baftiun dhe formën e tij Munishi deklaroi se “Baftiu është super lojtar. Duket se unë po kam fat, fillimisht me Milotin (Rashicën) dhe tash sërish me Baftiun, por edhe lojtarë të tjerë që kam punuar. Po kam fat që po kam super lojtarë në ekipet e mia”, përfundoi tekniku i Ballkanit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv