Sport

Kjo është deklarata e Dallkut pas humbjes së parë si trajner i Prishtinës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Prishtina ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Armend Dallkut në xhiron e nëntë të Superligës, duke u mposhtur nga Ballkani me rezultatin 1:0.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i cili u shpreh i zhgënjyer me humbjen e pësuar, pasi që në Suharekë kishin udhëtuar për pikët e plota.

“Prishtina nuk ishte në element, e kemi ditur pse kemi ardhur këtu por nuk ia arritëm. Vetëm një rast e kishte Ballkani dhe e shënoi. Është normale që do pësojmë dhe barazojmë, shpresoj ti përmirësojmë gabimet dhe të rikthehemi në lojë. Fusha nuk na lejoi ta bëjmë lojën tonë”, ishin fjalët e Dallkut për “Super Sport Kosovën”.

Prishtina pas këtij takimi është e gjashta me 13 pikë, derisa Ballkani me fitore del në krye të tabelës me 20 pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv