Sport

Muhamet Dragusha: KOSOVË emër i madh Europian

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ndeshja Çeki – Kosovë, është sfidë në të cilën do të luftohet për një biletë në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Kombëtares së Kosovës në këtë ndeshje i duhet vetëm fitorja për të shpresuar në kualifikim.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme nè një prononcim për BlicMedia, ka folur trajneri dhe analisti i njohur Muhamet Dragusha.

“Ndeshja e radhës ÇEKI-KOSOVË mendoj që është përcaktuese për të dy Kombëtaret pasi tè dyja kërkojnë kualifikimin dhe të dyja kanë shanset e veta, përparësi ka Kombëtarja Çeke që është si vendase dhe lojërat e fundit të zhvilluara kanë jap një rendiment të lart të lojtarëve dhe formës së tyre sidomos në lojën me Anglinë që e munden e që për të gjithë e sidomos për ne ka qenë e pa pritur ajo humbje duke ditë se qfarë Kombetare dhe qfarë kontigjenti ka mbrenda saj, dmth Çekia e rrezikshme shumë kohëve të fundit dhe në form të lart edhe pse me mungesa të disa lojtarve ata përsëri janë favorit në letër”, ka thënë fillimiaht Dragusha.

“Kosova jonë e bukur e mirë dhe me super lojtarë e me suksesee të larta i kemi treguar botës se jemi një Kombëtare e fort dhe dijm ti befasojm të gjithë e sidomos si vendas që jemi të pa mëshirshëm ndaj secilit. Mendoj që Kosova ka shanse të fitoj këtë ndeshje pasi presioni i lart për fitore dhe kualifikim qëndron në anën e kundërshtarit dhe janë vendas e shikuesit e tyre kan për ta kërkuar fitoren prej fillimit të ndeshjes, mendoj që Kosova duhet të luaj e qetë, pjesën e parë të luaj menqur duke mos pranuar gol e nē pjesë të dytë sigurisht se presioni do të rritet edhe ma shumë tek Çekët dhe shikuesit do të jenë edhe më të zëshëm dhe aty mund ti dënojm ne me kundërsulme duke pa edhe cilësin e lojtarëve tanë që kemi në sulm dhe mesfushë me Muriqin, Rashicën, Celinën , Berishën dhe të gjithë të tjerët që po e ndihmojn në raste sulmet tona!”, ka thënë më tej analisti i njohur.

“Kosova është e fort dhe këtë do ta dëshmoj edhe në ndeshjen e radhës, mbrojtja jep siguri pasi të gjithë lojtarët janë startues në ekipet e tyre dhe kanë treguar form të lartë. Mesfusha është një prej reparteve që jep shumë gjatë gjithè ndeshjes, vrapim, grind, topa në thellësi, driblim dhe kjo tregon se kemi lojtarë teknik me cilësi të lartë, kurse sulmi është i bazuar kryesisht në lojtarin tonë me rendimentin më të lartë në ekip, i gjatë vrapues i mirë, i fort fizikish, topin kontrollon mirë, e majta drithëruese, gola me kokë janë specialitet, kështu që Kosova ka super ekip dhe mund të përballojm edhe ekipe të mëdha Europiane, sukseset po i vazhdojm dhe shpresoj të vazhdojmë njejt me dëshirë më të madhe se kundërshtari për fitore dhe përgjegjësia të jetë prezent në qdo minut të ndeshjes duke luajt mirè taktikisht dhe duke zbatu detyrat e super trainerit tonë.
KOSOVË emër i madh Europian”, ka deklaruar Muhamet Dragusha.

Çeki – Kosovë luhet ditën e enjte me fillim nga ora 20:45. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv