Lajme

Ftesë për Kosovën dhe Serbinë gjatë janarit nga Macron

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se janë marrë vesh me presidentin e Francës, Emanuel Macron, që të zhvillojnë një bisedë të gjatë telefonike në muajin dhjetor pasi të krijohet qeveria në Kosovë, dhe me shumë gjasë do të caktohet dhe një takim në mes të Prishtinës dhe Beogradit në muajin janar 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, po qëndron për një vizitë zyrtare në Paris, ku ka takuar kreun e shtetit francez, Emanuel Macron, me të cilin ka biseduar rreth iniciativës së fundit për krijimin e “minishengenit” ballkanik.

Përveç tjerash në këtë takim në kryeqytetin francez është diskutuar edhe për mundësinë e rinisjes së dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq, siç shkruan RTS, ka thënë se nga Bashkimi Evropian janë duke e pritur krijimin e qeverisë së re në Kosovë për të parë se si do të procedohet tutje me negociatat.

“BE-ja është në pritje të formimit të qeverisë në Prishtinë. Unë nuk jam i sigurt se do të jetë e lehtë të gjendet një kompromis, por Macron nga ajo që kemi folur në Beograd beson se është e mundur për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë kreu i shtetit serb ka zbuluar edhe një ‘marrëveshjen’ që ka arritur me presidentin e Francës për një bisedë telefonike që do të zhvillojnë në muajin dhjetor pas krijimit të qeverisë, për të dëgjuar qëndrimin e Macronit dhe për të planifikuar një takim në muajin janar të 2020-s.

Ky takim pritet të jetë një zëvendësim i Samitit të Parisit, i cili ishte planifikuar të mbahej më 1 korrik të këtij viti, por që dështoi meqenëse Kosova dhe Serbia kishin mbetur të betonuara në qëndrimet e tyre.

Haradinaj nuk e hiqte taksën, ndërkohë Beogradi zyrtar kushtëzonte kthimin në dialog me heqjen e taksës nga Kosova.

Bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë bllokuar tash e një vit, ndërkohë pritet krijimi i qeverisë së re të Kosovës për rinisjen e negociatave, transmeton express.

Albin Kurti, kryeministër në ardhje, ka thënë se do të heqë taksën dhe do të zëvendësojë me reciprocitet të plotë me Serbinë, ndërkohë mbetet të shihet nëse Beogradi do të kthehet në negociata, pasi që janë dhënë sinjale që as masa e reciprocitetit nuk është e pëlqyeshme për Serbinë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat