Lajme

Mediat serbe: Macron fton Thaçin dhe Vuçiqin në takim

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mediat serbe raportojnë se presidenti francez Emmanuel Macron, në mënyrë të befasishme ka ftuar në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vuçiq dhe Thaçi gjenden në Paris ku po marrin pjesë në Forumin për Paqe”. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka braktisur panelin ku po diskutohej për multilaterizmin, me qëllim që të diskutojë me presidentin francez, transmeton Telegrafi.

Macron ishte takuar dje me Vuçiqin me të cilin kishte diskutuar për më shumë se një orë. Një burim i “Blicit” serb ka bërë të ditur se Macron dëshiron sërish të takohet me Vuçiqin, dhe më pas të zhvillojë një takim tjetër me Vuçiqin dhe Thaçin së bashku.

Macron kohë më parë ishte shprehur i gatshëm që Franca të ndihmojë në rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës që ka ngecur prej muajsh që nga vënia e taksës 100 për qind për mallrat serbe.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat