Sport

Mezani shpërthen ndaj futbollistëve të tij pas humbjes në minutën e fundit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjilani ka pësuar humbjen e dytë këtë kampionat, derisa është mposhtur nga Prishtina 2-1.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani e ka komplimentuar fillimisht Prishtinën për fitoren e arritur.

“Mendoi që kemi bërë një ndeshje të bukur, ishte lojë me ritëm të lartë, komplimente Prishtinës për fitoren”, tha fillimisht Mezani për Supersport.

Tekniku nga Vlora pastaj ka thënë se ia kanë falur fitoren Prishtinës pasi ka kritikuar futbollistët e tij për gabimet amatore.

“Pjesën e dytë e kemi dominuar lojën mendoj që e kemi falur sot lojën kundërshtarit, të cilët morën një fitore të madhe ndaj nesh”.

“Sot lojën me shumë e kemi falur sesa ka fituar Prishtina. Kemi gabuar mjaft te dy golat dhe padyshim që i ka shfrytëzuar kundërshtari”.

“Ne sot kemi ardhur për tre pikë në Prishtinë por më vjen keq se bëmë gabime amatore”, përfundoi Mezani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv