Sport

Lushtaku zbulon formulën: Ja si e mposhtëm Llapin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tahir Lushtaku nuk ka se si mos të jetë ndarë i kënaqur nga performanca që treguan futbollistë e tij në duel me KF Llapin (3-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku nga Skenderaj analizoi fitoren përballë Llapit, teksa tregon edhe çelësin e këtij suksesit.

“Kam parashikuar një ndeshje të vështirë për shkak se Llapi ka shumë futbollistë kualitativ dhe me përvojë në skuadër. Ndeshjes ju kemi qasur me seriozitet shumë të madh dhe me përkushtim. Pjesa e parë e lojës ishte e nivelizuar edhe pse ishim më të mirë në disa situata. Në pjesën e dytë gjërat folën në favorin tonë dhe shfrytëzuam mundësitë që kishim. Angazhimi që bëmë në pjesën e dytë dhe gjatë gjithë lojës në përgjithësi ishte çelësi i suksesit sot”, deklaroi Tahir Lushtaku për “Super Sport Kosova”.

Më tej shefi i shtabit teknik te KF Drenica foli edhe për formën aktuale që po kalon ekipi tij në këtë fillim kampionati.

“Disa lojtarë ende nuk e kanë arritur formën optimale, por unë jam mundur ti bëj disa kombinime nga ndeshja e parë. Presim nga java në javë të arrijmë formën optimale”, përfundoi Tahir Lushtaku.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv