Sport

“Liverpooli nuk të lë të marrësh frymë”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dani Ceballos ka thënë se Liverpooli është skuadra e cila di të bëjë më së miri presion në kundërshtarin

Liverpooli e mposhti Arsenalin me rezultat 3-1 javë më parë në kuadër të Premier Ligës, shkruan Reporteri.net

Dani Ceballos, i cili këtë verë ka ardhur tek Arsenali si i huazuar nga Real Madridi e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë skuadrën e Liverpoolit.

“Unë kurrë nuk kisha parë diçka të tillë,” ka thënë Ceballos.

“Unë nuk kam parë deri më tani një ekip që luan më mirë, që bën presion më mirë se ata[Liverpooli]. Ajo lojë pati mjaft ndikim tek unë.

‘Ata nuk të lënë të marrësh frymë. Mund të keni shpenzuar shumë kohë në mbrojtje dhe dëshironi që të mbani pak topin, por më pas e sheh se ata e kanë marrë përsëri topin nga ju.

“Unë mendoj se Jurgen [Klopp] tani ka ekipin që ai e kishte në mendje së pari kur ai filloi katër vjet më parë,” përfundoi mesfushori spanjoll.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv