Lajme

LDK – VV, Mustafa tregon pengesën për arritjen e këtij koalicioni

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mustafa ka folur edhe njëherë për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka pranuar se nuk ka ende asgjë konkrete për arritjen e koalicionit me VV-në.

Ai ka thënë se po punohet që koalicionit të mundësohet, mirëpo e ka konfirmuar se posti i kryeministrit është pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes.

“Nuk kemi ndonjë çështje tjetër për të cilët ne nuk jemi pajtuar, por posti i kryeministrit është ai që po e zhagit këtë proces dhe po e pamundëson marrëveshjen. Ne duhet ta kemi timonin për një koalicion qeverisës”, ka thënë ai.

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, koalicioni me VV-në mund të arrihet edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në të gjitha bisedat kemi potencuar që nëse tani nuk mund ta bëjmë koalicionin ne duam të lëmë hapësirë për koalicion pas zgjedhjeve. Ne nuk duam partner tjetër pos VV-së, nuk do të bëjmë me askënd tjetër koalicion”, ka përfunduar Mustafa.

E ndonëse sot është dita e fundit kur mund të paraqiten në KQZ koalicionet e mundshme, nuk është paralajmëruar takim i dy liderëve, Kurtit e Mustafës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat