Sport

Lamtumira emocionuese e Egzon Bejtullait

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ajo që flitej javëve të fundit, tashmë ka marrë edhe konfirmim nga njëra palë. Egzon Bejtullai nuk është më pjesë e Shkëndijës dhe të njejtën e ka konfirmuar vet lojtari përmes një shkrimi emocional që ka shkruar në rrjetet sociale.

Krenar që të shërbeva ty Shkëndijë!

Jam ndjerë si në shtëpinë time prej ditën e parë që kam veshur fanellën kuqezi, duke falemenderuar njerëz të dashur që kanë punuar dhe punojnë për këtë klub. Kam shijuar maksimalisht çdo moment me Shkëndijën, duke dhënë gjithçka nga vetja për të realizuar objektivat e klubit. Sot që po largohem, paralel me keqardhjen ndjej krenari dhe mburje që munda të kontribuoj në periudhën më të suksesshme në historinë e klubit, duke fituar tituj e duke ecur si asnjëherë më parë në Europë.

Dua të falemenderoj pa përjashtim secilin që kam takuar në KF Shkëndija gjatë këtyre viteve, ndërsa mirënjohje e pafund për mbështetjen nga tifozët në përgjithësi dhe “Ballistët” në veçanti. Të gjithëve në klub ju uroj gjithë të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen, ndërsa mua ku do që të më çojë jeta profesionale, gjithmonë do të mbetem tifoz i madh i Shkëndijës, ka shkruar Bejtullai.

Ndërkohë edhe KF Shkëndija ka falenderuar Egzon Bejtullain për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e kuqezinjëve, duke i uruar suksese në vijim.

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv