
Philippe Coutinho është duke shpresuar se me kalimin te Bayern Munich mund të ringjallë karrierën – pasi Liverpoolit nuk ishte këmbëngulës për ta rikthyer në ekip.
Kalimi i brazilianit te Barcelona 18 muaj më parë u shndërrua në një gabim të madh pasi Coutinho nuk arriti të prodhojë formën që e kishte bërë në Anfield Road.
Futbollisti 27-vjeçar dëshironte të rikthehej në Merseyside pasi blaugranat vendosën të shkurtonin humbjet e tyre.
Ëndrra e brazilianit u realizua për 145 milionë euro duke kaluar te spanjollët, por që zhgënjeu me paraqitjet në La Liga.
Por bordi i klubit anglez në konsulltim me trajnerin Jurgen Klopp, bazuar në disa arsye refuzuan ta transferojnë sulmuesin anësore dhe pesë prej tyre mund t’i lexoni më poshtë.
– Shumë i shtrenjtë rikthimi
– Nuk do të arrinte të bënte vend në formacionin aktual startues
– Fansat kundër brazilianit
– Ka kërkuar të ishte lojtari kryesor i ekipit
– Forma e dobët në Barcelonë