Auto/Tech

Këto janë diferencat më të mëdha mes iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Apple prezantoi tre iPhone të rinj ditën e Marte: iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

Ndërsa emrat e tyre mund të duken të ngjashëm, ekzistojnë disa dallime të ndjeshme mes tyre.

Diferenca më e dukshme mes iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 është padyshim tek kamerat: telefonët Apple të rangut të lartë kanë tre kamera të pasme ndërsa iPhone 11 vetëm dy.

Gjithashtu iPhone-t e shtrenjtë kanë ekran OLED të cilët kanë kontrast më të lartë sesa ekranet LCD në iPhone 11.

Këto janë diferencat më të mëdha mes modeleve të ndryshme të iPhone.

Kamera
Kamera e përmirësuar është dallimi më i madh mes iPhone të rinj dhe atyre të vitit të kaluar. Duke filluar me iPhone 11, telefoni i ri me ngjyra i Apple ka dy kamera me nga 12-megapiksel secili: njëra është me kënd super të gjerë dhe tjetra me kënd të gjerë.

Ashtu si iPhone e shtrenjtë, ofron mbështetje për Night Mode, Portrait Mode dhe fotot HDR.

Por iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë një kamër të tretë telefoto 12-megapiksel krahasuar me kamerave 12-megapiksel të iPhone 11.

Si rezultat ofrojnë zmadhim optik të avancuar 2x dhe dixhital 10x.

Ekrani
Dallimi tjetër i madh mes iPhone të rinj është se iPhone 11 ka ekran LCD ndërsa iPhone 11 Pro dhe Pro Max ekran OLED.

Kjo do të thotë se modelet më të shtrenjta ofrojnë kontrast më të lartë dhe ngjyrë të zezë më të thellë sesa iPhone 11.

Sigurisht madhësitë e ekraneve gjithashtu ndryshojnë. iPhone 11 ka ekran 6.1-inç, po aq iPhone XR i vitit të kaluar ndërsa iPhone 11 Pro ekran 5.8-inç dhe 11 Pro Max 6.5-inç.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Të gjitha modalet që do të prezantohen në shkurt nga Volkswagen

Auto/Tech

U hoq nga qarkullimi në Gjermani, por në Kosovë kjo BMW po shitet me çmim marramendës

Auto/Tech

Sony lanson logon zyrtare të PlayStation 5

Auto/Tech

Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri