
Kompania gjigante teknologjike Sony ka lansuar logon zyrtare të konzolës së re PlayStation 5, gjenerata e pestë e kësaj serie pajisjesh, përgjatë konferencës së Shoqatës së Teknologjisë së Konsumatorit në Las Vegas, mbrëmë.
Përveç tjerash, Sony ka bërë me dije se ka shitur 104 milionë konzola PS4, duke e bërë atë konzolën e dytë më të shitur të lojërave pas gjeneratës së dytë të Playstation (PS2), e cila mbanrekordin me 158 milionë copë të shitura.
Logoja zyrtare e PlayStation 5 ka ndjekur modelin e njëjtë të logove të gjeneratës tre dhe katër. Fonti është i njëjtë dhe nuk ka ndonjë shtesë tjetër.
Firma teknologjike ka treguar se PS5 do mbështesë grafikën 8K, gjurmimin e rrezeve, si dhe do ketë SSD-ja të shpejta, gjë që bëjnë reduktimin e kohës së ngarkimit.
PlayStation 5 pritet të lansohet në dhjetor të vitit 2020. /Lajmi.net/