Sport

Ismet Munishi paralajmëron trajnerin e Feronikelit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi ka folur në mes të tjerash për formën e Feronikelit, duke i analizuar ndeshjet e fundit të Superligës.

‘Nikli’ pësoi humbje 1:0 në udhëtim te Drita në Gjilan, kurse, Ballkani i Munishit triumfoi 3:2 përballë Trepçës ’89 në Suharekë, shkruan Insporti.

Sipas Munishit, skuadra nga Drenasi ka ndryshuar me trajnerin e ri, derisa e pret një kampionat edhe më i vështirë.

“Feronikeli ka ndryshuar paksa me ardhjen e trajnerit të ri”, tha Munishi në RTK.

“Feronikelin e pret një kampionat i vështirë sepse tani do t’i kenë më shumë skuadra kundërshtare për titull”, vlerësoi Munishi.

“Të gjitha skuadrat do të jenë të motivuara kur luajnë ndaj tyre. Do të jetë luftë e rreptë dhe besoj se do të jenë katër apo pesë skuadra pretendente për titull”, shtoi ai.

Pas katër xhirove, Feronikeli renditet në mesin e tabelës, në pozitën e 6-të.

Ballkani i Munishit, me dy fitore e dy barazime, ka 8 pikë në pozitën e tretë, vetëm një pikë më pak se dy kryesueset, Drita e Gjilani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv