Lajme

I forti i LDK-së në Prizren me reagim ndaj VV-së: Ndalni shpifjet!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i ka quajtur të ngutshme dhe të neveritshme disa komente të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai ka bërë të ditur se gjatë disa ditëve të kaluara, ka larguar nga rrethi i shokëve në fcb, disa aktivistë të VV-së të njohur e panjohur.

Sipas Avdylit, ata po e ndotin me komente duke shpif e sharë, ndaj LDK-së, e çuditshme edhe ndaj atyre që dikur por edhe tani po punojnë shumë për nje koalicion të mirëbesimit VV- LDK .

“Kur mua më duhet ta bëj këtë, çka po ju ndodhka tjerëve, sepse konsideroj veten një nga kryetarët të degëve të LDK-së që ndihmoi fitoren e VV në balotazh në Prizren , që theu akullin duke lidhur koalicionin e parë lokal VV-LDK, si dhe punoi për një klimë mirëbesimi mes nesh në mandatin si deputetë të opozitës për të ardhur te dita e një koalicioni të ndryshimit LDK-VV.

Kjo fushatë e orkestruar e shpifjeve, fyerjeve e përbaltjes së njerzëve kyq nê LDK, është e pakuptimtë dhe absurde kur dihet qê fushata parazgjedhore ka mbaruar e tani jemi në fazën e krijimit të qeverisë Kurti, ku për të ardhur te ajo duhet urtësi, mirëbesim e krijim të klimës për punë ekipore .

Kjo qeveri do jetë jo vetëm për 450.000 qytetarë që na kanë votuar por për 2.000.000 milion Kosovarë që presin ndryshime në jetën e tyre. Fushata ishte si ishte, ajo ka mbaruar ,tani është koha për veprime të guximshme, e punë të mira e konkrete për vendin. E ato bëhen kur jetësohet koalicioni i drejtë , se pari i bazuar nê besimin te njëri tjetri të dy partive me 29 e 28 deputetë, që do punojnë bashkë, në një pushtet të balancuar më shumë për vendin se sa për logot partiake. Njerzit e theshtë me plot vuajtje po presin nga ne ndryshim e kthim të shpresës, e militantët le të vazhdojnë të bëjnë tifozllëk të çmendur”, ka shkruar ai në Facebook. /IO/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat